Para se të arratisej, Gruevski ju ka shkruajtur letër krerëve të BE
E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 20:08
Dritare.net
Ish-kryeministri, në letër shkruan se dënimi prej dy vitesh burg i është shqiptuar nga fakte të fabrikuara. Ai ka kërkuar që BE ose institucione tjera evropiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që do të merren me akuzën ndaj tij për rastin “Tanku”.
“ Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranonin ose hidhnin dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski./A.C/dritare.net