Panucci i përgjigjet Abazajt: Në vend të mërzitesh, përvish mëngët

Në prag të ndeshjes me Jordaninë, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci foli rreth listës së mundshme të futbollistëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e radhës.

“Kam informacionet e duhura pasi e ndjek nga afër edhe Kategorinë Superiore dhe kampionatet e huaja. Nëse kam ndonjë lojtarë që më pëlqen këtu janë të paktë por nëse e meritojnë shkoj i shikoj dhe e thërras. Kombëtarja nuk është post pune. Ka kohë që nuk aktivizohet te Anderleht dhe Abazajn nuk mund ta përfshijë në kombëtare. Nuk është në pankinë, në Europa League por as edhe në 23.

 

 

Më duhet shumë kohë në dispozicion. Kam vetëm 5 ditë kohë. Ndaj Norvegjisë nuk kisha thuajse gjysmën e lojtarëve. Rikuperojmë dy futbollist, si Mavraj edhe Grezda. Në kombëtare nuk kemi futbollist të nivelit të Messit, Ronaldos apo Neymar.”, Tha ai

LEXO DHE :  17 truke që do ju lehtësojnë jetën

Ndërkohë që ka reaguar edhe pas deklaratave të Abazajt.

“Ka 4 muaj që nuk luan. Pse duhet të vijë në Kombëtare? Këtu njerëzit mendoj që është post pune. Jam takuar me të dhe më ka shprehur që stërvitet shumë te Anderlehti, e nuk ia del dot më. Ka shumë sforcim dhe lodhet shumë. Në Ligën e Europës nuk është as në 23-shën. Unë mërzitem se nuk e shoh as në pankinë atje, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Nëse është mërzitur, të përveshë mëngët e të lodhë b****”, përfundoi Panucci. V.D/dritare.net/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.