Panetonia e Krishtlindjes, receta si ta gatuani në shtëpi

Panetonia është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjes. Por cila është origjina e saj?
Panetone lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV. Panetone tradicionale e Milanos është ajo e gjata, por ekziston edhe varianti i shkurtër dhe i gjerë, i cili është përhapur më së shumti në Piemonte.
Panetone tipike e traditës milaneze, e cila konsiston në gatimin e saj me dorë, është një produkt furre, me përbërës natyralë. Ajo gatuhet me ujë, miell, gjalpë, vezë (ose vetëm të verdhat e vezëve), por mund të shtohen edhe copa të prera të frutave të freskëta, lëkurë portokalli ose qitroje.

Më poshtë po sjellim recetën, se si ta përgatisni vetë në shtëpi:

  • 1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj
  • 1 gotë lëng portokalli
  • 1 gotë lëng limoni
  • 150 ml konjak ose rum
  • 250 gr gjalp i shkrirë
  • 200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)
  • 175 gr miell
  • 100 gr bajame të prera në feta të holla
  • ½ lugë pluhur pjekje
  • 1 lugë kanellë 1 majë luge karafil pluhur
  • 4 vezë të mëdha
  • 1 lugë ekstrakt vanilje
LEXO DHE :  Udhëtimi në Budapest, nuk quhet po nuk shkove te banjat termale!

Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta. Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafinin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përziejni sëbashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik. Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në furrë, me temperaturën 180 gradë.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet!/L.P./BW

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.