Panajaja e Vlorës, Toskana shqiptare

Nuk e ekzagjerojmë. Është po aq e bukur sa Toskana, plot vreshta dhe ullinj dhe një dite do te jete kryeqendra e agroturizmit të Vlorës.

Turistët do të lahen në Sazan dhe do të hane dreke në Panaja.

Jo se tani nuk mund të bësh. Që nesër nëse do, kur të kthehesh nga plazhi, mos ndalo në restorantin që shkon përditë, ne Vlorë.

Dëgjo sugjerimin e Dritare.net dhe shijo një dreke bio me 5 yje, ose 8, si të duash.

Nga autostrada, 5 minuta e ke dhe dalja e parë është Panajaja.

Po ti shko nga rruga vjetër, që dikur të çonte në Fier.

Të kujtohet ky mozaiku besoj?

Ja këtu del. Dhe ecën në gjelbërim, ullinj, vreshta, portokalle. Po ju tregojmë videot, po aromat nuk i sjellim dot. Është aroma e gushtit të një fshati që po shpërthen nga pritja për t’u bërë mbretëresha e agriturizmit vlonjat.

Ecën 15 minuta, nëse xhiron e ndalon si unë dhe nisin e duken restorantet gjithë lule mbi tjegulla.

Po nise të zgjasësh dorën rrugës, e të hash rrush direkt nga vreshta, do vonohesh ta dish.

Dhe s’bën të vonohesh për te restorant Palmat, se kushedi a gjen vend.

LEXO DHE :  Deputeti socialist: PD nuk bojkotoi drekën, por mbledhjen

 

 

Kur të hysh e takosh këtë zotëri gjithmonë me duart plot pjata e fytyrën tërë buzëqeshje, veç ulu e beso te zgjedhjet e tij.

 

Janë katër vëllezërit Xhafa dhe e kanë lenë Greqinë prej ca vitesh për të punuar tokën. Njeri bën verën. Dhe nuk është e thartë si vera greke, është verë vreshtash Panajaje.

 

Tjetri kuzhinën, që do e provosh vetë. Po deshe shko e mblidhi me duart e tua domatet, qepët, ullinjtë, pastaj provo bukën me vaj Panajaje dhe mos harro tavën e zogjve në fund.

Kur e shkruaj nuk me besohet qe i hëngra edhe unë, që nuk ha më mish. Po e bëra.

 

 

Xhelal Xhafa nuk e di se restoranti i tij do jete vitin tjetër aq i madh sa do te punësoje dhjetëra kamerierë nga zonat përreth dhe tavolinat do të shtrohen në drekë e ngrihen në muzg.

Xhelal Xhafa është fjalëpakë. Buzëqesh e shërben bukën e shtëpisë, shtëpisë më të bukur të Panajasë , Toskanes shqiptare.

Tokës së bekuar me diell e njerëz punëtorë që edhe pse ju iku autostrada, nuk i mbyllën portat, por hapën autostradën e agroturizmit të Vlorës./ R.Xh/ dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.