Pallatet e braktisura/ ALUIZNI nxjerr listën e zezë, ja çfarë iu ndodh mashtruesve!
Dritare.net
Lamë shprehet se, qeveria i ka dhënë zgjidhje një problemi të një çerek shekulli. Ndërkohë, Lame thotë gjithashtu se, ALUIZNI ka hartuar një “listë të zezë’, të ndërtuesve, që nuk kanë shlyer ende detyrimet dhe kanë mashtruar qytetarët. Kjo listë do iu dërgohet bashkive por edhe tatimeve.
“Problemi me pallatet e braktisura është një problem që prej vitit 1993-1994 dhe vazhdon ende të japë probleme. Por për herë të parë një qeveri shqiptare e ka marrë përsipër këtë problem. Janë 1200 objekte të evidentuara. Janë 102 pallate të legalizuara deri më sot me 8892 banesa. Në rang republike, gati gjysma e lejeve të ndërtimit rezulton me shkelje.
Ne kemi bërë një listë të ndërtuesve që nuk kanë shlyer detyrime. ‘Lista e zezë’ do iu dërgohet bashkive, drejtorive të tatimeve për të bërë bllokim të llogarive, AZHK-së dhe shoqatës së ndërtuesve. Këta ndërtues duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe t’i thonë njeri-tjetrit kush është burrë i mirë dhe kush mashtron qytetarët.”, deklaroi Lame./K.C/Dritare.net