Pakti Detar/ Ministria e Jashtme: Nuk ka marrëveshje të mbyllur mes Shqipërisë dhe Greqisë

Ditën e sotme mediat greke publikuan një lajm ku thanë se marrëveshja detare aq e pritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, është mbyllur mes Ministrit të Jashtem të Shqipërisë, Ditmir Bushatit dhe atij grek, Nikos Kotzias në Rodos.

Por burime të Dritare.net pranë Ministrisë së Jashtme mohojnë të këtë ndodhur një ngjarje e tillë. Madje këto burime thonë për Dritare,net se takimi me Bushatit dhe Kotzias pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Aktualisht Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në Konferencën e Tretë për Siguri dhe Stabilitet, në Rodos.

LEXO DHE :  Merrni masat, Durrësi nesër pa ujë!

Gjatë punimeve të kësaj konference, bëhet me dije se Ministri Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të zhvillojnë një takim gjatë të cilit do të diskutojnë ecurinë e dialogut mes dy vendeve.

 

Ndërkohë mediat greke kanë shkuar edhe më tej duke thënë se dy kryeministrat Rama- Cipras do ta nënshkruajnë ketë pakt në një takim qe pritet te mbahet gjatë samitit të BE-së më 28 dhe 29 qershor. V.D/Dritare.net.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.