Pacientët përfitojnë ilaçe të rimbursuara për trajtimin e hepatitit B dhe C
Dritare.net
Parandalim me anë të vaksinimit, për ata që janë të prekur vaksinimi parandalon infeksionet gjatë mjekimit. Në Shqipëri është mbuluar vaksinimi me 95% të territorit.
Gjithashtu, është planifikuar testimi i grupeve me risk, të tillë si ata që përdorim drogë me injektim, njerëz që kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura etj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka udhëzuar në vitin 2017, ndryshimin e testeve dhe modaliteteve për të shmangur infektimet.
Për sa i përket mjekimit të hepatitit C, janë hedhur në treg barna që luftojnë 90% të sëmundjes, dhe me shumë pak efekte anësore.
Lista e barnave është e rimbursuar dhe përfshihen një seri mjekimesh të hepatitit kronik C. Kostot janë relativisht të larta, dhe po mbulohen nga shteti.
Infektimi me Hepatit, nga viti në vit tregon një rritje të rasteve të të prekurve për shkak të rrugëve të përbashkëta transmetuese.
Marrëdhënie të pasigurta,injeksionet e lëndëve narkotike, procedurat kozmetike si pircing, tatuazhe, ekspozime të tjera gjaku etj, janë rrugët e infektimit nga hepatiti C.
Hepatiti duhet testuar, sidomos te nënat që lindin.
Sipas raporteve 4-8% të lindjeve të lindjeve në gratë me infeksion HCV, dhe në 10.8-25% të lindjeve në gratë me HIV dhe HCV. Nuk ka ndërhyrje të provuar për të zvogëluar këtë rrezik të transmetimit.
Personat e prekur me Hepatiti kanë nevojë për një trajtim të kujdesshëm, duke marrë parasysh edhe efektet anësore. Me datë 28 korrik është Dita Botërore e Hepatitit, dhe në këtë ditë bëhen përpjekje për të parandaluar atë, me qëllimin përfundimtar për ta zhdukur. Organizata Botërore e Shëndetit, në Ditën Botërore të Hepatiti, ka në fokus temë “Testo, Trajto. Hepatitin”./dritare.net