Ozil largohet nga kombëtarja

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën kombëtares gjermane.

Përmes një letre të hapur, 29-vjeçari ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet përfundimisht nga futbolli ndërkombëtar.

Ozil është kritikuar shumë për paraqitjet me Gjermaninë në Kupën e Botës në Rusi, ku nuk arritën të kalojnë as fazën e grupeve.

Futbollisti është përfolur shumë nga mediat gjermane edhe për takimin me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në muajin maj.

LEXO DHE :  Aktori indian ju jep tre arsyet pse duhet të konsumoni qumësht me shafran

“Kur fitojmë jam gjerman, kur humbasin më quajnë emigrant”, thuhet në letrën e tij.

Mesut Ozil është me origjinë turke, por përfaqëson Gjermaninë. Pas 9 viteve me ekipin kombëtar, mefushori vendos përfundimisht të thotë “STOP”./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.