Oskar/ Ja nominimet që nuk do askush t'i fitojë!
Dritare.net
Tanimë janë mësuar nominimet që askush nuk do që të fitojë “Razzie”, filmin më të keq”, “aktorin më të keq” dhe “aktoren më të keqe”.
Dama Helen Mirren ka marrë nominimin e parë të saj për çmimet “Razzie”, ndërsa çifti John Travolta dhe Kelly Preston janë kandiduar gjithashtu.
Ata janë nominuar si “aktori më i keq” dhe “aktorja mbështetëse më e keqe”, për rolet e tyre në dramën “Gotti”, që ka po ashtu 6 nominime, përfshirë atë të “filmit më të keq”. Travolta luan rolin e bosit të mafies, John Gotti, ndërsa Preston luan të bijën e tij, Victoria, në filmin e masakruar nga kritika.
Depp dhe Heard janë nominuar si “aktori dhe aktorja më e keqe”, për rolet në “Sherlock Gnomes” dhe “London Fields”.
Ndërkohë, Depp dhe Heard, që u divorcuan dy vite më parë, në mesin e akuzave për dhunë në familje, janë nominuar si “aktori dhe aktorja më e keqe”, për rolet në “Sherlock Gnomes” dhe “London Fields”.
Melissa McCarthy, është nominuar si “aktorja më e keqe” për “The Happytime Murders” dhe “Life of the Party”./ I.M-Dritare.net