OSHEE: Ja pse pranë Kuvendit është ndërprerë energjia elektrike!
E Enjte 21 Mars 2019, 13:01
Dritare.net
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmes një ;postimi në Facebook, ka sqaruar pse zona është pa energji. Sipas OSHEE, energjia është ndërprerë për shkak të dëmtimit të fiderit 20kV, nga një subjekt privat.
“Përshëndetje Subjekti privat TDT duke punuar për gërmim e hapjes së gropës ka dëmtuar fiderin 20kV, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës, në zonën ish-ATSH, pranë Kuvendit, 9-katëshet, etj. OSHEE po merr masa për riparimin demit dhe kthimin e energjisë elektrike.” shkruan OSHEE./E.B-dritare.net