Oscar 2016, Leonardo di Caprio, aktori më i mirë, "Spotlight", filmi më i mirë (Foto)
Dritare.net
Si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër u zgjodh “Stutterer”.
Di Caprio thyen mallkimin vjen OSCAR-i i parë në karrierë.
Leonardo Di Carpio rrëmben kupën e parë të fitores në Oscar si protagonist në filmin "The Revenant". Pas shumë nominimeve resht për të fituar çmimin më të madh të kinematografisë, më në fund ia ka dalë në moshën 41-vjeçare. Vendimi i Akademisë Amerikane të Filmit u mirëprit në sallën e "Dolby Theatre" me duartrokitje, e brohorima të gjata në mbështetje të aktorit ku të gjithë u ngritën në këmbë.
DiCaprio ka dhënë një fjalim shumë të bukur dhe ka falenderuar bashkëpunëtorët si në filmin “The Revenant” ashtu edhe ata në gjithë karrierën e tij, duke mos harruar as regjizorin e madh Martin Scorsese.
Disa nga filmat ku ka luajtur Leo Di Caprio janë: "The Aviator", "Blood Diamond", "Il lupo di Wall Street", "Gangs of New York" e "The Departed", al "Grande Gatsby" , "Titanic" ku di Carpio nisi famën si një yll botëror.
Aktorë të tjerë kanë pritur më gjatë për të rrëmbyer një trofe të OScar, si Paul Newman që Oscarin e tij të parë e fitoi 60 vjeç. Mjafton vetëm të përmendim gjigantët absolutë si Alfred Hitchcock dhe Stanley Kubrick të cilët në karrierën e tyre nuk e kanë marrë kurrë statujën e artë për regjisorin më të mirë. Apo edhe rasti i Peter O'Toole i cili ka pasur 8 nominime në një periudhë 45-vjeçare ( i pati për "Lawrence d'Arabia" në 1962, i fundit për "Venus" në vutun 2006) dhe asnjëherë nuk ka fituar.
[cycloneslider id="oscar"]
Çmime të tjera:
Skenari më i mirë: “Spotlight”
Skenari i përshtatur: “The Big Short”
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Alicia Vikander (“The Danish Girl”)
Kostumografia: “Mad Max: Fury Road”
Dizajn produksioni: “Mad Max: Fury Road”
Makijazhi dhe stili flokëve: “Mad Max: Fury Road”
Kinematografia: “The Revenant”
Editimi: “Mad Max: Fury Road”
Editimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”
Miksimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”
Efektet vizuale: “Ex Machina”
Filmi i shkurtër i animuar: “Bear Story”
Filmi i animuar: “Inside Out”
Aktori më i mirë në rol dytësor: Mark Rylance (“Bridge of Spies”)
Filmi i shkurtër dokumentar: “A Girl in the River: The Price of Forgiveness”
Filmin më i mirë dokumentar: “Amy”
Filmi i shkurtër (live action): Stutterer
Filmi i huaj më i mirë: “Son of Saul”
Kolona zanore: “The Hateful Eight”
Muzika – kënga origjinale: “Writing’s On The Wall”
Regjisori më i mirë: Alejandro G. Inarritu (“The Revenant”)
Aktorja më e mirë në rol kryesor: Brie Larson (“Room”)
Aktori më i mirë në rol kryesor: Leonardo DiCaprio (“The Revenant”)
Filmi më i mirë: “Spotlight”