OSBE thirrje partive politike: Dorëzoni në KQZ listën me anëtarët e KZAZ!
E Hënë 18 Mars 2019, 16:04
Dritare.net
"OSBE në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionarë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionarëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë.",- shkruan OSBE-ja.
Ju kujtojmë se, afati i fundit për dorëzimin e listës së anëtarëve të KZAZ-së në KQZ ishte sot dhe deri tani vetëm Partia Socialiste e ka dorëzuar./K.C/dritare.net