Ornela Vorpsi: Punoja në diskotekë, aty njoha njeriun e zemrës

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ornela Vorpsi, ka folur më shumë për vetveten. Shkrimtarja, dhe piktorja, Ornela Vorpsi, ka rrëfyer për Blendi Fevziun, historinë e jetës në Tiranë, dhe më pas largimin e saj në Francë dhe Itali.

Referuar artit të saj, ku një pjesë të mirë e zë femra, Ornela  ka treguar se si ajo ka sjellë një këndvështrim tjetër për femrën dhe të bukurën, megjithatë në preferencat e saj mbeten meshkujt.

“Jam estete, më pëlqen shumë e bukura dhe më pëlqen të shoh një vajzë të bukur, por dua thellësisht gjininë mashkullore”.

Vorpsi gjithashtu ka folur edhe për bashkëshortin italian, të cilin e ka njohur në një diskotekë në Itali, kur punonte si imazhi i diskos.

Tim shoq e kam takuar aty, ai më ka parë mbi një kub. Unë që snoboja njerëzit e diskotekës, sepse isha në ujëra të tjera të aritit dhe letërsisë.

Ishte një diskoteke shumë e famshme që quhej Vanita. Ishte një bar ku mblidheshin njerëzit dhe pinin dicka.

Unë shkova në bar dhe pashë dy djem. Silueta e burrit tim më tërhoqi më magjepsi. Dhe nuk doja të shkoja në dhomë. Doja t’i flisja. Edhe donte të më fliste.

Më në fund erdhi dhe më tha: Je e lodhur?

I thashë: E lodhur jam.

Ah tha, nuk qenke italiane.

Jo i thashë, jam shqiptare.”-shprehet piktorja./K.Ç/dritare.net

 

Komentoni