Olti Curri thumbon sërish Adelina Tahirin: Më nxjerr mallin e Azizit
E Shtunë 24 Nëntor 2018, 17:05
Dritare.net
Blogeri Olti Curri, nuk e la t’i kalonte fotoja, pa i bërë një koment thumbues. Ai i shkruajti: "Kush është bashkëshorti këtu?"
Adelina nuk iu përgjigj në koment, dhe prive.al e kontaktoi duke e pyetur se çfarë mendimi keni për komentin e tij.
Kush është ky, ndonjë fans”, u përgjigj këngëtarja.
Pas kësaj, Olti Curri vijoi sërish “sherrin virtual” me Adelinën.
Në një postim në Instastory, Olti nxorri një foto të një lajmi ku në titull shkruhej: "E thumboi për bashkëshortin, Adelina Tahiri nuk i kursehet Olti Currit: Ndonjë fans është ky”
Sipër fotos Olti shkruante: "Po Adelina, jam fans i Azizit, por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij”./E.B-dritare.net