Olta Gixharit për ish të dashurin 23-vjeçar: Kam probleme me memorien
E Hënë 12 Dhjetor 2016, 18:06
Dritare.net
Ajo është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj sentimentile, por këtë herë duket se aktorja seksi Olta Gixhari ka vendosur të shprehet. Ajo ka qenë e ftuar tek emisioni i moderatores Rudina Magjistari, e cila nuk i ka kursyer pyetjet sa i përket ndarjes nga i dashuri 23-vjeçar dhe gjithashtu për statusin aktual. “Nuk e mbaj mend lidhjen, kam probleme me memorien. Po, jam single. Nuk do doja të isha vetëm, por jam vetëm. Asnjëherë nuk është mirë të jesh pa partner”,-është shprehur Gixhari me ironi rreth lidhjes së saj me Xhek Nasufin. Aktualisht ajo është pjesë e shfaqjes “Opera për 3 grosh”, në Teatrin Kombëtar./Gazeta Express/