OKB publikon shifrat: Ja sa refugjatë kanë hyrë në Evropë në 2019!
Dritare.net
Sipas OKB, në tre muajt e parë të këtij viti në Evropë kanë hyrë 12.546 emigrantë të parregullt.
Sipas po të njëjtit raport, 407 emigrantë janë zhdukur në përpjekjen e pashpresë për të pasur një jetë më të mirë.
Gjithsesi, raporti thotë se në krahasim ne një vit më parë shifrat janë ulur, sepse në të njëjtën kohë në 2018, në Evropë kanë hyrë 16.218 emigrantë, ndërsa 558 të tjerë u mbytën në Detin Mesdhe.
Numri i personave që kanë arritur në Spanjë dhe Greqi mes 1 janarit dhe 10 prillit është 5.880 për secilin vend. Numri i personave të ardhur në Itali është shumë më i ulët (551 nga 6.894 gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar), Malta 246 persona dhe Qipro 177 persona.
“Agjencitë riafirmojë prioritetin absolut për shpëtimin e jetëve në det dhe garantimin e zbarkimit të sigurt dhe në kohë”, thuhet në një kumtesë të përbashkët.
“Situata në Libi e bën absolutisht të nevojshme formimin e mekanizmave të zbarkimit që janë të parashikueshme dhe në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare, ndër të cilat vendi i Afrikës së Veriut nuk mund të konsiderohet si port i sigurt”, tha IOM.
Raporti publikon edhe shifrat shqetësuese, ku mes viteve 2014 dhe 2018 kanë humbur jetën 30.510 emigrantë./ I.M-Dritare.net