OBSH tregon shifrat e frikshme/ 18 nëntori, Dita e Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor

Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor përkujtohet çdo të dielë të tretë të nëntorit, për të kujtuar miliona njerëz të vrarë dhe të plagosur nga aksidentet rrugore.

Kjo ditë njihet edhe si dita e falenderimeve për shërbimet emergjente dhe reflektimi mbi barrën e madhe, koston e kësaj fatkeqësie të vazhdueshme dhe të përditshme të familjeve.

Image result for roads have stories accidents

Këtë vit, në qendër të vëmendjes për të kujtuar viktimat e aksidenteve, do të jetë tema “Rrugët kanë histori”.

Kjo është një nismë e Kombeve të Bashkuara për të kujtuar viktimat e aksidentuar në rrugë ndërkombëtare.

Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, nuk duhet vetëm të kujtojmë viktimat, por të inkurajojmë njerëzit të marrin në konsideratë tragjeditë e tjera, për të parandaluar.

OBSH ka nxjerrë disa raporte në lidhje me aksidentet rrugore, të cilat janë përgatitur për ndërgjegjësmin e  njerëzve.

Numri më i madh i viktimave të aksidenteve rrugore hyn te grupmosha  5-29 vjeç.

LEXO DHE :  Basha thirrje qytetarëve: Çojuni ushqim studentëve

50% e të gjithë vdekjeve në aksidente, futen te një apo më shumë nga 5 faktorët kryesore rrezikues që janë, shpejtësia, alkooli, mungesa e kaskave, mungesa e rripit të sigurimit, dhe mosmbajtja e sediljes për fëmijë.

Çdo 6 minuta, dikush vdes në rrugë, dhe sipas religjionit Europian të OBSH-së, në Europë vdesin 230 njerëz në ditë, 83 000 në vit.

Janë shifra të frikshme të cilat duhet të shërbejnë si të dhëna reflektimi, që aksdentet rrugore nuk ndodhin gjithmonë aksidentalisht, por mund të parandalohen.

Vdekjet në aksidente janë vetëm maja e ajsbergut, miliona të tjerë mbesin të lënduar dhe me pasoja të rënda për jetën. Infrastruktura rrugore gjithashtu është një faktor që ndikon në numrin e aksidenteve.

Rrugët kanë histori, nuk janë vetëm një mënyrë për të shkuar nga A-ja te B-ja. 18 nëntori është dita që të kujton njerëzit, të cilët i kemi humbur dhe sesi jeta jonë ka ndryshuar pas një aksidenti rrugur./E.B-dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.