OBSH jep alarmin, fruthi po thyen rekord në Evropë
E Martë 21 Gusht 2018, 10:10
Dritare.net
Rastet e fruthit në Evropë kanë shënuar një rekord të lartë. Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur këtë problem serioz.
Më shumë se 41,000 njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 numrin e viktimave.
Vitin e kaluar kishte 23.927 raste dhe nje vit me pare 5.273. Ekspertët fajësojnë per këtë rritje të infeksioneve, rënien e numrit te njerëzve që vaksinohen.
Në Angli, ka patur 807 raste deri më tani këtë vit. OBSH po u bën thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin veprime.
Fruthi përhapet edhe nga teshtimat. Infeksioni zgjat shtatë deri në 10 ditë. Por, ndërsa shumica e njerëzve shërohen tërësisht,
OBSH rekomandon të gjithë fëmijët të marrin vaksinen kundër fruthit. V.D/Dritare.net/