Personi që e ka influencuar më së shumti në jetën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nëna e tij.
“Duke u rritur e kuptoja se unë nuk kam shumë dallime me nënën time. Ajo kishte dobësitë e saj, frikën dhe nuk ishte gjithmonë e sigurt nëse po i bënte gjërat drejt. Prandaj, ta shihje atë nëpër kohë të vështira, ishte shumë frymëzuese për mua, sepse edhe unë mund të vija në ditët e saj”, ka thënë Obama.
Presidenti shton se sikurse shumë nëna të tjera, nëna e tij duhej të luftonte për të gjetur punë e për t’u shkolluar.
“Ajo më la kur ishte 18 vjeç, ndërkaq babai më la kur i bëra një vit, prandaj nuk e njoha kurrë”, ka deklaruar Obama.