Numërohen 15% e votave në Maqedoni. Gruevski kryeson, BDI mund Menduh Thaçin
Dritare.net
Deri më tani janë numëruar një numër i vogël fletësh votimi në zonat shqiptare, por ajo që bie në sy është një rritje e ndjeshme e mbështjes për partinë maqedonase LSDM ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme.
Nga të dhënat jozyrtare që vijnë në redaksinë e Albeu.com mësohet se ka një mbështetje në rritje për këtë parti në zonat shqiptare. Kjo parti kandidon edhe me dy shqiptar duke përligjur kështu edhe rezultatin në fjalë.
Zgjedhjet/ Një lajm i keq për shqiptarët e Maqedonisë pa nis numërimi
Në një kohë kur orari zyrtar për të votuar po shkon drejt fundit, mediat në Maqedoni raportojnë se pjesëmarrja e maqedonasve në krahasim me atë të shqiptarëve është dyfish më e lartë. Kjo do të zbehi shpresat e partive shqiptarë për të marrë sa më shumë deputetë në parlamentin e ri.
VRAPÇISHT
Votimi në Komunën e Vrapçishtit zhvillohet pa pengesa dhe nuk ka shkelje të procesit zgjedhor në 39të vendvotime.Deri në orën 13 në votime dolën 4.121 persona ose 24.2 për qind, deklaroi kryetari i KKZsë Imer Qazimi. Të drejtën e votës e kanë 24.439 persona të cilët zgjedhin deputetë në NJZ6 nga nëntë lista që i kanë ofruar tre partitë politike dhe gjashtë koalicionet. Dje KKZja mundësoi votimin e 28 personave që ishin paraqitur si të sëmurë dhe të pamundur.
DIBËR
Në të gjitha 27 vendvotimet, 15 në NJZ 5 dhe 12 në NJZ 6, në komunën e Dibrës procesi zgjedhor zhvillohet pa probleme. “Nga numri i përgjithshëm 17.461 votues të cilët janë në Listën e vetme zgjedhore, deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 20 për qind. Votimi zhvillohet pa asnjë problem. Presim që përqindja e jehonës të jetë më e lartë në orët e pasdites”, tha sekretari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Ali Rexha. Pa probleme zhvillohet edhe votimi në Qendrën e Zhupës. “Në këtë komunë votohet në 16të vendvotime, prej 6.352 qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 13 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar rreth 16 për qind”, theksoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të komunës Qendra Zhupë, Erhan Zuber. Vendvotimet gjatë ditës u vizituan nga vëzhgues të huaj, ndërsa procesin e ndjekin edhe vëzhgues të organizatës joqeveritare “Most”.
STRUGË
Jehona në komunën e Strugës është 26,4 për qind deri në orën 13, informoi kryetari i Komisionit komunal zgjedhor Bledar Ziba. Në listën zgjedhore janë regjistruar 59.017 persona, ndërsa të drejtën e votës mund ta realizojnë në 101 vendvotime. Sipas kryetarit të KKZ, Ziba, zgjedhjet zhvillohen qetë, pa kurrfarë vërejtje. Struganët votojnë për njërën nga listat për zgjedhje të deputetëve në Njësinë 5 zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
GOSTIVAR
Jehona në komunën e Gostivarit deri në orën 13 është 24,2 për qind, Gjithsej 18.528 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit, informoi kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor, Mustafa Musliu. Sipas KKZsë, procesi zgjedhor vijon mirë dhe nuk janë regjistruar pengesa. Në komunën e Gostivarit janë të regjistruar 76.362 persona në 121 vendvotime. Të gjitha vendvotimet në mëngjes janë hapur me kohë, në orën 7. Gostivarasit për zgjedhje të deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në NJZ6./panorama