Pas shirave të një dite më parë, e hëna pritet të dominohet nga moti i qëndrueshëm, duke bërë që vranësirat të jenë prezente, deri në mesditë. Pas mesditës, pritet që vendi të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato të ulëta. Ndërkohë që pritet të ketë edhe reshje dëbore, kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore. Nga Meteoalb mësohet se, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime, duke luhatur ekstremet ditore -4 deri 19 gradë celsius./K.C/dritare.net