Të na falësh se kohët e fundit kemi qënë të zënë me punë duke i vjedhur hashashin njeri tjetrit, ngaqë nuk na le këtë vit të mbillnim, kështuqë u bë krizë. Pastaj, sa e vidhnim sa e paketonim e sa e çonim në Itali, nuk na dilte koha të lexonim gazetat.
Por tani e morrëm vesh se ke vendosur taksë tek tuneli i Kalimashit. Mirë ke bërë a të.... se desh na shkau goja. Ku do ti marrësh lekët edhe ti? Sajmirin nuk e ke më që të jep, po dhe kullat duan kohë të bëhen e ti japësh me qera, kështuqë mirë bëre që vure taksë tek tuneli. Dhe mos kthe mëndje, se ta hypën në qafë pastaj.
Na thanë që ke në mëndje të vësh taksa edhe tek rrugët e tjera. Po ta vësh o, pse mos ta vësh! Na plasi neve. Të tjerët vijnë në Vlorë për qejf. Neve nuk na bie në mëndje të vijmë më të përpjetë. Kosovarët po të duan le të paguajnë që të vijnë e të lahen, ne nuk kemi ndërmend të mësojmë ski. Vetëm atyre çiliminjve të shkollave, që vijnë të vizitojnë Shtëpinë e Pavarësisë shiko mos ia heqësh se e kanë me qejf të gjorët, pa për këta që na bënë daulle me miell Serbie, mos pyet fare.
Tani që mos të zgjatemi se edhe koha po hapet dhe kemi rrugë për të bërë, një këshillë kemi: se mos të gënjen mëndja dhe vë taksë për rrugët e detit. Ore vër taksë për autostradë e për ça të duash ti, po për rrugët e detit hiqe nga mëndja se aty plas sherri. Dhe ti e di që e kemi sherrin e keq ne.
Këtu po e mbyllim nipçe, se siç të thamë ka ardhur sezoni dhe nuk para kemi kohë. Por një të fundit do ta themi: shiko vetë se mos kalon edhe ndonjë çikë nga ajo e bardha këndej nga ne, se barit i ka rënë vlera fare.
Hajde, me krahë të lehta dhe hundë të bardhë, domethënë faqe të bardhë e kishim llafin./dritare.net