Nuk kishte para për udhëtimin e ëndrrave, përdori photoshop-in
Dritare.net
Më 29 shkurt nisi udhëtimin e saj. Në profilin e saj në Facebook gruaja postoi një foto të saj në një avion me mbishkrimin “ U largova për të vizituar Kinën”.
Asgjë e çuditshme, asnjë se imagjinoi se fotoja ishte realizuar me fotoshop. Nuk kishte asnjë dyshim për vërtetësinë e saj.
Udhëtimi më fotoshop i Savelyn vazhdoi në facebook me fotot e saj që u bënë virale. Shumë persona shpërndanë fotot me hashtagun WhereIsSeveGatsNow, ku është Seve tani?
Vajza arriti t’i rrëmbejë një buzëqeshje mijërave njërëzve dhe në fund për këtë u shpërblye. Sum Gichuru pronari i Nairobio dhe themeluesi i Nailab vemdosi t’i dhurojë një udhëtim (real) në Azi.
“ Kam një lajm të mirë, bëje gati pasaportën sepse ëndrrat e tua do të bëhen realitet”, i ka thanë Gichuru, duke i rekomanduar të heqë dorë nga Photoshop-i./dritare.net