Nuk jam Ismail Keta, jam protestues dhe bulqizak
Dritare.net
Protestave të banorëve iu është bashkuar edhe Ismail dhe Gjetan Keta, kampionët e Tai dhe Kick Box.
Në lidhje me protestën e përditshme që po zhvillohet në Bulqizë, Ismail Keta është shprehur se përpara se të jetë Ismail Keta, është bulqizak.
“Nuk jam Ismail Keta në këtë rast, jam protestues, ashtu si gjithë bulqizakët, për të drejtën e vendlindjes sime, siç duhet të jetë çdo qytetar i ndershëm dhe shqiptar i vërtetë. Është kënaqësi të ngrihen fabrika dhe të krijohen mundësi për punëtorë në vendlindjen time, por jo të shkatërrohen pyjet për interesa private. Respekt për bashkëfshatarët e mi që treguan qytetari, durim, por dhe këmbëngulje, duke treguar që pronën, shpresën e fëmijëve tanë, nuk mund ta shkatërrojnë bandat”, u shpreh Ismail Keta./ I.M-Dritare.net