Nuk e keni ditur më parë, ja përse zemra e shalqinit është më e mirë!
Dritare.net
Ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, rigjenerimin e qelizave të lëkurës, mbrojtjen e shikimit dhe të gjymtyrëve.
Disa nga efektet e tij mirëbërëse i gjeni të listuara më poshtë:
Mbrojtja e lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen parandalon djegien nga dielli nëse ekspozimi është i matur.
Shëndeti i zemrës
Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.
Mbrojtje për gjymtyrët
Shalqini përmban pigment natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.
Disa studime thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.
Shëndeti i syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.
Sheqeri në gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.