Nuk e kanë me çmimet, e kanë me Shqipërinë

Nga Isa Myzyraj

Tanimë sezoni turistik është në kulmin e tij, dhe si çdo vit me nisjen e verës, në rrjetet sociale dhe në media shikojmë denoncime nga më të ndryshmet, që tek çmimet e çadrave, tek hotelet skandaloze, e deri tek papastërtia e komunikimi jo etik.

Problemet duhen treguar, për t’i hapur sytë të gjithëve, dhe për tu treguar se ku po çalon turizmi shqiptar.

Probleme ka sa të duash, jo vetëm në Shqipëri dhe bregdetin tonë, por në çdo vend turistik në botë, vetëm se varet si reagojmë ne ndaj problemeve.

Për shembull, në Dritare.net publikuam një artikull se si një familje ishte helmuar në një resort me 5 yje në Turqi, dhe ata kishin hapur çështje gjyqësore, mirë bëjnë, në fakt ashtu duhet bërë, t’i denoncojmë me emra ata që po e shkatërrojnë turizmin në vendin tonë.

Por, familja nuk ishte ankuar për çmimet, sepse sigurisht, përderisa zgjedh një hotel me 5 yje, edhe çmimet do të jenë goxha të larta.

Turistët shqiptarë, ulen në një restorant a lokal, bëjnë foto faturës dhe ja, u bë lajm, mori dhenë dhe hajde t’i biem Shqipërisë.

Unë  jetoj në bregdet dhe do të ndaj me ju disa llogari të thjeshta.

Një hotel i thjeshtë në Durrës, gjatë gjithë vitit kushton nga 15-25 mijë lekë nata, dhe 20 ose 30 euro nata në bregdet është shumë? Absurde!

Para disa ditësh me erdhi një shok nga Kosova, dhe sa u takuam më tha direkt: “Eee gjeta një dhomë me 4 euro nata, u çudita , mendova mos ishte ndonjë barakë, por jo, ishte super, pak minuta larg detit dhe më duket se më ra telebingo”.

Nga ana  tjetër, ulërasim sërish për çmimin e makiatos, që është 1500 lekë të vjetra në vijën e parë të detit, por vetëm 20 ose 30 metra më tutje, afër shtëpisë sime, ka dhjetëra lokale që e kanë makiaton 50 ose 60 lekë.

LEXO DHE :  Almeda Abazi na rikthen në fëmijëri, shikoni si dukej ajo!

Tani pyetja është, a do të ecni ju 30 metra për të mbajtur në xhepin tuaj 90 lekë më shumë? Nëse po bëje, nëse jo, mos u anko!

Të kalojmë pak edhe tek ushqimi.

Një pulë të pjekur në një  restorant në bregun e detit kushton nga 10 mijë lekë deri në 14 mijë, por përsëri pak metra më tutje, ka plotë, biles të lusin disa lokale të vogla që pjekin pula, dhe i shesin 400 lekë.

Edhe këtu shtrohet e njëjta pyetje si për makiaton.

Tani do të thoni, po ndryshon restoranti me atë “kioskën” e vogël, epo normalisht që ndryshon, edhe çmimi do të ndryshojë, të bëftë mirë pula kudo që e merr.

Nëse jeni 4 shokë, dhe uleni në një lokal buzë detit për të pirë birrë, 4 birra nga 200 lekë minimum bëjnë 800 lekë, por unë po të jap një këshillë të vlefshme, shiko pak tek ai marketi ngjitur me lokalin, blen 4 birra me 70 lekë maksimumi bëjnë 280 lekë, futja edhe nga një rend, dhe përsëri do kursesh 240 lekë duke pirë birrën në çadër.

Uji 150 lekë në lokal, sigurisht, për atë punë ka dalë, shko në market merre 30 ose 40 lekë.

Pastaj, ku ke parë akullore me gotën plot 40 lekë? Ke sa të duash në Durrës, jo në lokale luksoze sigurisht!

Gjithsesi zgjidhje ka sa të duash, çmimet janë të lira, por ne nuk e kemi me çmimet, e kemi me Shqipërinë./ Dritare.net

2 KOMENTET

  1. BOOBBOO ca shkrimi…. Ti thua merr buke me vete ne plazh qe te kursesh me pak fjale? ose dil te ballkoni dhomes dhe pije aty shishen e birres te blere ne market? ose ose rri ne shpi dhe shihe detin nga televizori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.