Nuk dorëzoi mandatin, PD largon nga partia Myslym Murrizin
E Premte 22 Shkurt 2019, 19:07
Dritare.net
Por nga mbledhja e sotme e PD, janë caktuar tre pika kryesore.
“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-tha Basha.
Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të Grupit Parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Aktualisht, po diskutohet për pikën e parë./A.C/dritare.net