Nuk do e besoni sa e dëmshme është të flesh me flokët e lagura!

Në fund të një dite të gjatë, është shumë e lehtë të bësh një dush të nxehtë dhe të futesh në shtrat pa tharë flokët. Por e keni menduar ndonjëherë sa e rrezikshme është të flesh me flokët e lagura?

Rezultati negativ i zgjimit në mëngjes nuk ka të bëjë vetëm me anën estetike, sesi do ju duken flokët, por dhe me shëndetin e flokëve.  Flokët e lagura janë më të dobëta dhe kur flini ata kanë tendencë të bien. Këtë s’e dëshiron asnjë vajzë, apo jo?

Por, nëse nuk keni tharëse për t’i tharë dhe jeni larë vonë në darkë, dritare.net ju sugjeron disa mënyra sesi mund të kujdeseni për flokët.

LEXO DHE :  Historia e dhimbshme e Jolandës, e la burri me dy fëmijë për serben: Ajo më dërgonte foto nga resortet në Turqi

Së pari, merrni jastëkun dhe shkundeni mirë që pambuku të jetë sa më i butë. Jastëku duhet të jetë me mbulesë ose mëndafsh ose saten, pasi sipërfaqja e tyre është më pak gërryese për flokët e lagur.

E dyta, mund të flini me flokët e lidhura dhe jo gërshet e të shtrënguara. Gjithashtu fjongoja duhet të jetë e butë dhe e lirshme.

E fundit, nëse shkoni në shtrat me flokët e lagur, një rregull i rëndësishëm është të kujdeseni për flokët me serume mbrojtës, vajra e thatë etj. Këto do sigurojnë që flokët tuaja të jenë më të shëndetshme./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.