Nuk dini ç’të gatuani për drekë, ja sugjerimi ynë!
Dritare.net
Dritare.net ju ka sjellë recetën vegane të Veggies Tirana, supë karote me tumerik dhe xhinxher. Është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe merr vetëm 45 minuta kohë.
Përbërësit:
2 lugë vaj ulliri
680 gram karota të prera
1 qepë mesatare e prerë
2 thelpinj hudhra
xhinxher i grirë
½ lugë çaji numerik
fara speci djegës
1.2 lira lëng perimesh
qumësht arrë kokosi
majdanoz i freskët
kripë dhe piper
Përgatitja:
1. Hidhni vajin e ullirit në një tigan të thellë në temperaturë mesatare.
2. Shtoni qepën dhe lere të zbutet rreth 4 minuta. Më pas hidhni dhe hudhrat, xhinxherin, farat e specit djegës, turmerik, kripën dhe lërini dhe për 2 minuta të tjera. Në fund shtoni dhe karotat duke i lënë të gjitha bashkë rreth 3 minuta.
3. Hidhni sipër lëngun e perimeve, lereni të vlojë dhe më pas ulni temperaturën. Lereni të gatuhet rreth 15-20 minuta, ose deri sa karotat të jenë zbutur dhe nga brenda.
4. Hiqeni supën nga zjarri dhe më pas kalojeni me pjesë në një blender për ta kthyer në pure.
5 .Servireni supën në tasa dhe sipër hidhini secilës nga pak qumësht arre kokosi dhe në fund vendosni pak majdanoz të freskët. Sipas dëshirës shtoni kripën dhe piperin.
6. Mund ta shoqëroni me oriz kaf ose quinoa duke e kthyer në një vakt të plotë.
Jo vetëm e shijshme, por kjo supë i jep fuqi sistemit imunitar, për shkak të përmbajtjes së numerikut dhe xhinxherit. Nëse nuk keni kohë apo mundësi të gatuani, thjesht telefononi Veggies Tirana në nr 0692077726 dhe porosia juaj, vjen kudo ju jeni, në një kohë rekord. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net