Noam Chomsky: Trump President, rrezikon njerëzimin
Dritare.net
Në një bisedë për The Guardian ai ka thënë se është e vështirë që të dihet se çfarë mendon ai.
“Madje, nuk jam i sigurt nëse as ai vet e di se çfarë mendon. Ai është në gjendje që të thotë gjëra kundërthënëse në të njëjtën kohë. Por ekzistojnë disa elementë të qëndrueshëm të ideologjisë së tij, nëse mund t’ia japin këtë koncept atij. Njëri nga ato elemente është: ‘Ndryshimet klimatike nuk po ndodhin’. Siç e thotë ai: ‘Harrojeni’. Dhe, kjo është pothuajse një shenjë e kobshme për speciet – jo nesër, por vendimet që ne marrin tani do të kenë ndikim në gjëra në disa dekada të ardhshme, dhe në disa gjenerata të ardhshme mund të jetë katastrofë”, ka thënë ai.
I pyetur se nëse do të duhet të zgjidhte midis Trumpit dhe Hillary Clintonit, ai ka thënë se do të votonte kundër Trumpit.
“Nëse do të ishte në një shtet ku gara është e ngushtë, një shtet që ka rëndësi, dhe zgjedhjet e vetme do të ishin Clinton dhe Trump, do të votoja kundër Trumpit”.
Chomsky kishte qenë kritik i politikave të presidentit Bill Clinton, madje edhe ato për intervenimin ushtarak të NATO-s mbi Jugosllavi.