Njihuni me 10 makinat luksoze që do sundojnë rrugët në vitin 2019
Dritare.net
Në një artikull të publikuar në “CNN” nga Ben Griffin, thuhet se sipas kësaj ecurie, 2019 do të jetë viti ku do të dominojnë kërkesat për makina luksoze, fuqi motorike dhe klas. Më poshtë prezantohen 10 modele të cilat me sa duket do të dominojnë rrugët automobilistike për vitin 2019.
Lamborghini Aventador SVJ
Gjatë vitit 2019, Lamborghini do të paraqitet gjerësisht me modelin Aventador SVJ, makina e tyre më e shpejtë. Falë sistemit aktiv aerodinamik, ky mjet mundëson xhiro më të shpejta. Aktualisht po prodhohen vetëm 900 makina “Avanador SVJ”, dhe për të blerë një të tillë ju duhet të paguani 517 770 dollarë.
Ferrari 488 Pista Spider
Aftësia e Ferrarit për të bashkuar stilin italian dhe stilin e inxhinierisë moderne shfaqet në mënyrën më të mirë në modelin e ri “488 Pista Spider”, i cili është më i përshtatshëm për pistat sesa për rrugët e zakonshme. Këtij automjeti i duhen vetëm pak sekonda për të arritur një shpejtësi të madhe. Sa i takon interierit, mund të themi se kjo makinë është sa luksoze, aq edhe sportive.
Aston Martin DBX
Modeli “DBX” është përpjekja e “Aston Martin” për t’u prezantuar sa më fuqishëm në tregun e SUV, i cili prej kohësh ka qenë i dominuar nga “Jaguar Land Rover” dhe modelet e tij luksoze. “DBX” do të prezantohet në fund të vitit 2019, dhe “Aston Martin” do t’i mundësojë klientëve të tij një model me motor benzinë V8-4,0 litërsh nga “Mercedesi” dhe një model V12 nga 5.2 litërsh nga vetë brendi. Ende nuk ka shumë detaje lidhur me këtë model të “Aston Martin” , por bazuar tek thashethemet nga bota e mjeteve luksoze, thuhet se kjo makinë do të kalojë përmes një metode të re testimi, në shkretëtirat e Lindjes së Mesme, në dëborën e Arktikut dhe në Nürburgring. Ndërsa për çmimin nuk bëhet fjalë ende, ndaj duhet vetëm të prisni.
McLaren Speedtail
Ndërtimi i një pasuesi të “SuperCar McLaren F1”, (i cili theu rekordin e shpejtësisë dhe bëri bujë të madhe me interierin e tij, sediljet dhe veshjen me ar), nuk ishte aspak e lehtë për kompaninë. Por modeli “Speedtail” i “McLaren”, i quajtur "Hyper-GT" (turneu i madh) nga marka britanike, është një përbindësh i vërtetë. Motori i tij hibrid gjeneron 1.050 bhp, që e bën të aftë të arrijnë shpejtësinë 300 km/h për vetëm 12.8 sekonda.
Dizajni unik i rrotave, forma e mjetit dhe panelet e përshtatura, e bëjnë atë një nga makinat më aerodinamike të prodhuara ndonjëherë. Padyshim “McLaren Speedtail” është një nga makinat e së ardhmes.
Audi E-tron
Një tjetër tregues i zhvendosjes së tendencës drejt automjeteve praktike, Audi E-tron është një SUV elektrik i cili shfaqet mjaft tërheqës me dizajnin e tij, luksin, dhe teknologjinë që sjell. Në pjesën e përparme dhe të prapme janë motorët elektrikë, të cilët sigurojnë fuqinë e nevojshme për të siguruar lëvizjen e shpejtë të mjetit. Ndërkohë që mjeti ka edhe një bateri prej 95kWh. Përveç hapësirës së bollshme, Audi E-tron përmban një sistem kamera me 360 gradë, kamera anësore në vend të pasqyrave anësore, si dhe një sistem modern ajrimi. Nëse paguani 74 800 dollarë, kjo makinë bëhet e juaja.
Bentley Continental GT Convertible
Kur “Bentley Continental GT” u zbulua në fillim të këtij viti, mjeti u vlerësua si më i mirë dhe më i madh se paraardhësi i tij. Përveç të qenit superior sa i përket dinamikës, ky mjet sjell edhe një dizajn të ri të brendshëm, duke përmirësuar estetikën dhe duke garantuar rehati. Motori W12 me 6.0 litra siguron një shpejtësi maksimale prej 207mph.
Tesla Roadster
Modeli i ri i Tesla-s ka trazuar ujërat në tregun e automjeteve luksoze, por “Roadster” do të tërheqë vëmendjen e të gjithë adhuruesve të makinave, në sajë të performancës mbresëlënëse. Edhe kjo makinë e përshtatur në modelin elektrik, është miqësore me mjedisin, duke ndihmuar në reduktimin e karbonit të emetuar. Në këtë rast, ajo që nevojitet, është përdorimi i burimeve të energjisë së gjelbër. Sa i përket shifrave, kjo do të jetë Tesla më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, prej 200 000 dollarë.
Jaguar I-Pace
Makina elektrike “Jaguar I-Pace” sjell një kombinon mbresëlënës në botën e mjeteve luksoze. Interieri e bën edhe më të kënaqshëm udhëtimin me këtë makinë. Për shembull, ekranet me prekje të shumëfishta, kabina futuriste, kontrolli i temperaturës, dhe shumë funksione të tjera, e bëjnë këtë makinë shumë të dëshirueshme. Por edhe ky model kap një shifër shumë të lartë, prej 80 500 dollarë.
Porsche Taycan
Kur të zbulohet në vitin 2019, “Porsche Taycan” do të jetë një veturë elektrike me katër dyer, mjaft inovative. Kur koncepti i mjetit u prezantua së pari në mars të 2018, u fol për dy motorët elektrikë, të cilët mundësonin një rezultat mbresëlënës të lëvizjes së mjetit. Mësohet se edhe teknologjia 800V, (bateria e mjetit) është inovative. Sa i përket brendësisë, mund të themi se ajo është gjithashtu mbresëlënëse, me funksione që arrihen me prekje, veshja kamoshi të sediljeve dhe kabinës së mjetit, dhe alternim me metale të lehta në dizajn.
BMW i8 Roadster
Koncepti i “i8 Roadster” u zbulua për herë të parë në vitin 2012, por testimi i modelit u mundësua në nëntor të 2018-ës. Megjithatë, pavarësisht pritshmërive, makina nuk ka dalë edhe në treg. Përveç përditësimeve të trashëguara nga paraardhësi “i8 Coupe”, modeli i ri “i8 Roadster” mundëson një interier tepër komod dhe interesant. Ajo çka e bën më të veçantë këtë mjet, është se ata që duan ta blejnë, mund ta porosisin sipas preferencave të tyre, sa i takon veshjes së sediljeve, apo të kabinës. Dhe mos harroni, “i8 Roadster” mund të bëhet i juaji për 148 500 dollarë./ Marrë nga CNN-dritare.net