Një vjehrrë si Yllka Mujo

Aktori Amos Zaharia, djali i vetëm i aktores së njohur shqiptare Yllka Mujo është prej vitesh në një marrëdhënie me Gigliola Haverikun, vokalisten e “Hot Club Tirana”.

Në një intervistë për “Bluetooth” Gigliola foli veçanërisht rreth marrëdhënies me të vjehrrën, Yllkën .Gigliola tha se pavarësisht zënkave të vogla me Amosin, Yllka preferon të mbajë distancë.

“Jo nuk ndërhyn aspak. Vetëm kur vendos ta flas me të dhe të marr ndonjë këshillë nga ajo, gjë që e bëj shpesh.”

Raporti nuse- vjehrrë është mjaft i shëndetshëm midis tyre. Kjo vihet re edhe në komentet e shumta në rrjetet sociale, ku i drejtohen njëra- tjetrës me epitete të veçanta.

LEXO DHE :  Po ju çfarë hunde keni? Ja ç’thotë për personalitetin tuaj!

“Ne jemi të dyja tipe ledhatare. Epitetet lindën shumë natyrshëm.”

Në një intervistë të dy viteve më parë, Gigliola u shpreh sërish me konsideratat më të larta për Yllkën:

“Përveç faktit që është një aktore e shkëlqyer mund të them që edhe mendjen dhe zemrën i ka të mrekullueshme! Dëgjohemi dhe takohemi shpesh, e dua fort.”/D.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.