Një tjetër grua ka akuzuar Brett Kavanaugh, për ngacmim seksual
Dritare.net
Ramirez tha se ajo ishte e dehur në ato momente, por e kujton momentin kur ajo gjë ndodhi dhe të gjithë studentët qeshën me të.
“U ndjeva ngushtë, e turpëruar dhe e poshtëruar”, u shpreh ajo.
Këtë kujtim, aspak të këndshëm, Ramirez dhe avokati i saj duan që FBI-ja ta hetojë.
Njujorkezja tha se dëshmitarë kishte të gjithë ata që ndodheshin në festë atë natë, por kur revista New Yorker ka shkuar të intervistojë, shumë nuk janë prononcuar, disa kanë thënë se nuk mbajnë mend, ose nuk janë ndodhur aty.
Në një deklaratë, Kavanaugh mohoi pretendimin e Ramirez.
"Kjo ngjarje e dyshuar nga 35 vjet më parë nuk ka ndodhur, kjo është një shpifje. Të enjten unë do dëshmoj të vërtetën dhe do mbroj emrin tim", tha ai.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon të mbështesë emërimin e Kavanaugh në Gjykatën Supreme.
Ndërkohë, avokati Michael Avenatti, një kritik vokal i administratës Trump, shkroi të dielën se ai kishte "informacion të besueshëm" lidhur me Kavanaugun, nga një grua tjetër. Aventti tha vetëm se nuk bëhet fjalë për Ramirez, por për një tjetër.
Komiteti Gjyqësor i Senatit do të dëgjojë të enjten dëshmitë nga Kavanaugh dhe Christine Blasey Ford, e cila e ka akuzuar se Kavanaugh është përpjekur ta përdhunojë kur ajo ishte 15 vjeç, ndërsa gjyqtari 17 vjeç./E.B-dritare.net