Një tjetër emër i Top Channel/ Ja kush do të jetë drejtori i ri i OST!
E Hënë 21 Janar 2019, 15:03
Dritare.net
Burime për dritare.net bëjnë me dije, se postin e drejtorit të OST-së, do ta zërë Skerdi Drenova.
Drenova ka qenë nëndrejtori i televizionit privat "Top Channel" për më shumë se dhjetë vjet dhe më qershor të 2015-ës dha dorëheqjen. Pasi u largua nga Top Channel, më korrik të 2015-ës, Skerdi Drenova mori postin e kryetarit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, nga i cili u largua para pak kohësh. Pas Enkelejd Jotit, ish-drejtori i Top Channel, Drenova është i dyti që merr një pozicion të rëndësishëm në administratën e Ramës./dritare.net