"Një shef i madh bashkëpunoi për grabitjen në Aeroportin e Rinasit"
Dritare.net
“Ngjarja e djeshme në Rinas është dëshmi e shkallmimit të çdo standardi sigurie në vend, dhe konfirmim se Shqipëria dhe shqiptarët janë më të ekspozuar se kurrë dhe më të pambrojtur se asnjëherë më parë nga krimi dhe pasojat e tij. Kjo ka ardhur nga lehtësia që krimi ka për të shkelur edhe në vende e territore që duhet të ishin të paprekshme”, tha Paloka.
Sipas tij “Kur Edi Rama, Saimir Tahiri e kupola e tyre drejtuese në Policinë e Shtetit marrin e japin me banditë, trafikantë, gjobvënës e vrasës, prej tre vitesh, sigurisht krimi rritet dhe fiton ato përmasa si me grabitjen e djeshme, ku persona të armatosur e me maska shkuan deri tek shkallët e avionit, dhe morën me dhunë miliona euro.
Një gjë është e qartë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar sot: pa dorën, pa bashkëpunimin e një shefi të madh, asnjë grabitës sdo të mund të bënte atë që bëri dje. Kjo e shumëfishon alarmin për gjendjen e rendit dhe sigurisë”.