Një recetë për ty! Qumështor biskote dhe çokollate

Keni ftuar disa miq për drekë dhe nuk dini me çfarë t’i qerasni? Ne të dritare.net kemi menduar dhe për këtë. Ne ju sjellim një ëmbëlsirë tepër të shijshme dhe të thjeshtë për t’u gatuar dhe për më tepër përfundon në 25 minuta.

Përbërësit:

-125g gjalpë

-130 g biskota të thërrmuara

-100g sheqer

-120 g qumësht

-1 vezë të rrahur

-120g miell

-200g çokollatë

-1/2 lugë kripë

 

Përbërësit e kremit:

-280g Krem djathi Filadelfia

-1 lugë vanilje

-50 g çokollatë me qumësht

 

Përgatitja:

Në një tas të madh hidhni gjalpin, sheqerin dhe i trazoni mirë, sa të krijohet një masë homogjene. Shtoni vezët, miellin, qumështin, pak kripë dhe përziejini përsëri. Hidheni na një tepsi të hollë dhe sipër përbërjes hidhni biskotat e thërrmuara. E vendosni në furrë dhe i piqni për 14 minuta. Ndërkohë që piqet, merrni një tas tjetër dhe përgatitni kremin për zbukurim. Shtoni kremin e djathit dhe përziheni mirë, më pas shtoni sheqerin, vaniljen, dhe çokollatën me qumësht. Hiqeni nga furra, qumështorin dhe i hidhni  sipër kremin e çokollatës. E lini të ftohet për 10 minuta në frigorifer dhe servireni në racione.

LEXO DHE :  A do të jetë nëna e Meghan Markle me të bijën për Krishtlindje?

Ju bëftë mirë!/ Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.