Një recetë për sonte! Darkë e shijshme vetëm me djathë dhe presh

Për një darkë plot shije, të shëndetshme dhe plot vitamina, ne, dritare.net ju sugjerojmë recetën me presh dhe djathë.

 Përbërësit:

-500 g presh të vegjël,

-8 feta proshutë,

-170 g djathë, i bardhë,

-75-100 gr perime të ziera,

–50 g djathë parmasan,

– 2 lugë miell.

Përgatitja:

Si fillim ngrohni furrën në 180 deri në 200 gradë celcius.

Pastaj vendosini preshtë në një tepsi dhe i futni të piqen për 8 minuta në furrë. I nxirrni nga furra dhe i lini të ftohen. Lyeni me gjalpë një pjatë.

LEXO DHE :  Zonja Eni, unë jam e ardhur në Tiranë, po më lejon të të them se kjo që ke thënë është gafë?

Merrni një proshutë dhe një presh dhe i mbështillni, vendosini në pjatë, dhe kështu vazhdoni me të gjithë preshtë. Djathin përziheni me pak nga perimet e ziera, në mënyrë që të krijohet një krem i njëtrajtshëm.

Kremin e formuar e derdhni mbi preshtë, miksoni bashkë djathin, miellin dhe hidhjani sipër preshve. Futeni të piqet dhe do të keni një darkë të përkryer. Ju bëftë mirë!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.