Një përsëritje e fotografisë me Trumpin, në Bruksel
Dritare.net
Fjalimi I Lulzim Bashës në Bruksel nuk është aspak shqetësues për Shqipërinë. Nëse e lexon me qetësi, Lulzim Basha nuk I thotë Brukselit, se çfarë duan shqiptarët nga Brukseli, por u thotë shqiptarëve, çfarë do të donte ai, të dëgjonin ata nga Brukseli. Dhe kërkesat e tij ishin dy. E para ai u thoshte Eurodeputetëve, se ju keni një stepje për të hapur negociatat me Shqipërinë…( Pas kësaj u stepën shumë eurodeputetë) dhe e dyta u thoshte se ju keni në dorë të na hiqni lëvizjen e lirë. Pra në thelbin e vet fjalimi I Bashës, ishte më shumë një përpjekje si duhet ta kuptonin shqiptarët qëndrimin e Evropës, se sa si duhet ta kuptonin Evropianët qëndrimin e shqiptarëve. Ishte një vizitë me bileta të paguara nga Burkseli, për tu thënë shqiptarve se si ka dëshirë ai të flas Brukseli.
Kjo nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga udhëtimi I tij I shtrenjtë, që tani po I kushton shumë më shtrenjtë atij dhe PD, për të dal një fotografi me Trumpin. Në kulmin e braktisjes së madhe në çadër në Shqipëri, ai u nis për në Uashington me shpresë se disa lobistë grek do të mund ta çonin të dilte një foto me PresidentinTrump. Nuk ja doli dot. Shkoi dy ditë në Uashiongton, torturoi dhe disa pagatorë me vete dhe nuk bëri dot gjë.
Pas dy javësh e nxorri nga sikleti shoku I tij I ngusht Kamil Ekim Alptekin,. Në atë kohë Kamil Ekim Alptekin, po merrej për të paguar këshilltarin e sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, zotin Flynn, për të rrëmbyer klerikun Abdullah Gulen, nga SHBA, e për ta degdisur në Turqi. Për këtë tentativë dhe të tjera lidhura me ndikimn rus në SHBA, Flynn është sot para drejtësisë amerikane dhe ka pranuar pjesërisht akuzën, duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Por duket se drejtësia po I shkon deri në fund, dhe nuk dihet kë merr me vete.
I njëjti pagues i Flynn, me lekët e kompanisë që ka rregjisrtuar në Utreht, në lagjen ku ka jetuar me Luzlim Bashën, duke qenë dhe shok shkolle, janë mbuluar dhe shpenzimet e fotos së Luzlim Bashës me Trump, për të cilën Basha tani duhet të shpjegoj, si I ka transferuar 670 mijë dollar në të zezë nga Shqipëria në parajsën fiskale Belize, e prej andej në SHBA. Sot emir I Lulzim Bashës në botë është I lidhur me një nga nejrëzit më të ëprfolur në gjithë Globin, që fatkeqësisht ëhstë shku I tij I ngusht, I cili ka tentuar të devijoj potlikën amerikane pro Rusisë, ka tentuar të ndal sulme të SHBA kundër ISIS dhe ka bërë dhe një foto të Bashës me Presidentin Trump. Cdo gjë q ëmund të ndodh apo ka ndodhur në SHqipëri, kurr nuk do jetë kaq në qendër të vemednjes me një ngajrje kaq të errët me të cilën lidhet direct Lulzim Basha. Dhe këtë në Bruksel e dinë. Gazeta zyrtare e BE e kishte shkruar që në mëngjes, pa mbritur avionic I Bashës.
I gjithë ky stwrmundim I Bashës atwhere, ishte tu thoshte shqiptarve, se ju vërtet më braktisët në çadër, por unë kam mik Donald Trumpin.
Tani që zgjedhjet mbaruan dhe Lulzim Basha humbi jo vetëm elektoratin e vet por duket se po humbet dhe besueshmwrinë brenda PD si një intrigant kulisash, po bën të njwjtën gjë. Po shkon deri nw Bruksel dhe I kushton më shumw rëndësi gënjeshtrës që u thtoë shqiptarve nga Brukseli, se sa të vërtetave qoftë dhe të hidhura që mund tu thotë eurodepuetëve nga Shqipëria.
Përdredhja e gjuhës së tij që gjoja Evropoa është e stepur për të hap negociatat dhe që Shqipwria mund të humbas vizat, nuk janë fjali të Evropës, por fjali të Lulzim Bashës para Evropës, për ti dëgjuar shqiptarët, si fjali që vijnë nga Brukseli. Është ajo që di të bëj gjithmonë. Kur nuk ka mbështetje këtu brenda, ikën ose në Uashington ose në Bruksel, ose paguan një foto, ose përdor një podium falas, për tu thënë shqiptarëve një gënjeshtër me shpresë që ta besojnë.
Shqiptarët e dëgjojnë nga Evropa, atë që mendon Evropa për ta, nuk kanë pse e dëgjojnë nga Lulzim Basha. Është njësoj sikur Edi Rama në fjalim në Bruksel tu trwgoj eurodeputetwve, se si ata duhet të vlerëosjnë brekushet e tij të sportit apo atlwtet “Adidas”dhe tu thotë shqiptarwve, “plaçi” ju që nuk I doni, se I do Evropa.
Lulzim Basha bën pikërisht këtë. Shkon atje për të na thënë që andej atë që nuk ja besojmë këtu. A thua se e ka fajin vendi ku flet apo pozon ai, që ne nuk e besojmë./ TemA