Një menaxher dentist, një portier që dëgjon zëra. Gjithçka që nuk dini për yjet e Real dhe Liverpool

Këto janë historitë më pak të njohura të disa prej lojtarëve që do të zbresin në fushë të shtunën në mbrëmje, në finalen e Champions League.

Real Madrid

Raphael Varane – Zinedine Zidane e pa atë kur ishte 18 vjeç dhe e mori në Spanjë kur askush nuk kishte dëgjuar për të. Ai i kërkoi Zidane që ta merrte në telefon në qershorin e 2011-ës, kur trajneri u interesuar për të, sepse po mësonte për provimet. Shënoi një gol me kokë në debutimin e tij… kundër Barcelona-s.

Marcelo – Ka jetuar me Roberto Carlos kur ka zbarkuar në Madrid dhe ka patur detyrën e pamundur për të marrë vendin e njeriut me kofshët mbinjerëzore, por në fund ia ka dalë. Vetë Robarto Carlos e kondieron mbrojtësin e majtë më të mirë në botë. Diego Maradona ka thënë se është lojtari i tretë më i mirë në La Liga, pas Ronaldo-s dhe Messi-t.

Casemiro – Mos lini që pamja e tij prej djali të mirë dhe buzëqeshja engjëllore t’ju gënjejnë. Mund të jetë një mesfushor mbrojtës, por nuk duhet lënë të gjuajë. “Ai ka ndryshuar fytyrën e Real Madrid”, ka thënë trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone. “Më ka shpëtuar jetën. Mund të luaj deri në moshën 45 vjeç”, ka thënë Marcelo.

Isco –  Francisco Román Alarcón Suárez ose Isco ka një qen që quhet Messi “sepse Messi është më i mir dhe i tillë është edhe qeni im”. Kjo deklaratë është bërë para se ai të shkonte në Madrid. Shokët e skuadrës e thërrasin “Magjik” dhe, duhet pranuar, duhet të jesh shumë i mirë që të fitosh një pseudonim të tillë te Real Madrid. Ka realizuar tre gola në fitoren 6-1 të marrë nga Spanja kundër Argjentinës marsin e kaluar.

Cristiano Ronaldo – Shumë kohë më parë tha se do të luante deri në moshën 40 vjeç. Një deklaratë që u duk një ekzagjerim në atë kohë, por që nuk duket e tillë tani. Ka fituar 5 Topa të Artë (deri tani), ka një aeroport me emrin e tij dhe një muzeum të personalizuar.

Marco Asensio – Mamaja e tij ka qenë holandeze dhe ai ka marrë emrin e Marco van Basten. Asensio ka pasur probleme me gjunjtë në fëmijëri dhe ka patur vështirësi në ecje për rreth një vit. Shkurtin e kaluar ka shënuar golin numër 6.000 të Real Madrid në La Liga.

Mateo Kovacic – Herën e parë që Rafa Benitez i sugjeroi Real Madridtë merrte Mateo Kovacic, për të cilin ai tha se një ditë do të vlente 90 milionë euro, presidenti i klubit u përgjigj duke thënë pse të mos e marrim kur të jetë një lojtar me vlerë 90 mln euro. Nuk e ka arritur akoma këtë vlerë, por është shumë i mirë. Jo më kot e thërrasin “Profesori”.

LEXO DHE :  CNN: Trump falsifikon shifrat për kriminalitetin në Gjermani

Liverpool

Loris Karius – Tifoz i Bayern Munich, i cili ka patur Oliver Kahn si idhull dhe është frymëzuar nga tri penalltitë e pritura nga legjenda gjermane në finalen e Champions League kundër Valencia-s, në 2001-in. Karius, nga ana e tij, nuk ka qenë kurrë i përfshirë në një ndeshje të vendosur me penallti. “Kur qëndron në vijë, është një zë brenda teje që të thotë se nga cila anë mund ta dërgojë topin lojtari”, ka thënë Karius.

Trent Alexander-Arnold – Jeton me mamanë dhe do të bëhet adoleshenti i parë që do të luajë një finale të Champions League me Liverpool, nëse do të aktivizohet nga Klopp.

Virgil van Dijk – Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë ka ka punuar si ndihmëskuzhinier në restorantin “Oncle Jean” të Breda-s, vendi ku ka lindur. Ka dëshirë të ekzekutojë goditjet e dënimit të Liverpool.

Andy Robertson – I larguar nga Celtic, klubi i tij i fëmijërisë, kur ka qenë 15 vjeç sepse ishte shumë i vogël fizikisht dhe ka panuar në biletarinë e “Hampden Park” para se të bëhej futbollist profesionist me Dundee United. I rënë nga kategoria me Hull sezonin e kaluar, tani është një nga favoritët e Jurgen Klopp.

Mohamed Salah – Është aq popullor në Egjipt, sa shmangur shërbimin ushtarak në 2014-ën pas ndërhyrjes së presidentit. Gjithashtu, mori 1 milionë vota në zgjedhjet presidenciale, në të cilat nuk mori pjesë.

Roberto Firmino – U zbulua nga një dentist, Marcellus Portella, që e pa atë të luante për ekipin lokal të Clube de Regatas dhe u bë menjëherë menaxheri i tij. Adhurron të shënojë gola “no look”.

Sadio Mané – Udhëtoi 800 kilometra nga fshati i tij në Senegal për të shkuar në Dakar dhe për të zhvilluar një test me Génération Foot academy, që rezultoi i suksesshëm. Është një mysliman i devotshëm, babai i të cilit e ndaloi të luante futboll. Në fëmijëri e thërrsinin Ronaldinho, ndërsa tani thirret “Luani i Teranga”, siç njihen lojtarët e Senegalit. Gjëja e parë që bëri pasi nënshkroi kontratën me Liverpool ishte telefonata me mamanë.

Simon Mingolet – Flet katër gjuhë dhe ka një diplomë në shkenca politike. Pas fitores të marrë kundër Burnley ditën e ndërrimit të viteve, i tha trajnerit Klopp se rotacioni i portierëve “nuk është një gjë e mirë”. Klopp e dëgjoi dhe ka aktivizuar vetëm Karius që nga ajo kohë./ I.M-Telesport

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.