Nje histori me spiune ruse dhe precedenti Fatos Nano

Nga Dritan Hila

Kur Shqiperia u solidarizua me nderhyrjen e SHBA ne Irak, ambasadoret e akredituar ne Tirane te disa shteteve qe ishin kunder intervenimit, shtruan nje darke gjysem private ku ftuan kryeministrin e kohes, Fatos Nano. Qellimi ishte qe te ulte entuziazmin shqiptar per pjesemarrje ne koalicion me SHBA dhe mundesisht te frenonte pjesemarrjen shqiptare qe ishte simbolike ushtarakisht por domethenese diplomatikisht. Gjate darkes, nje nga ambasadoret e pyet Nanon: A jeni te vetedijshem se me kete akt po i shpallni lufte Irakut dhe nje dite nipat e ketyre qe po sulmoni do pyesin nipat tuaj se çfare ju kishim bere qe na sulmuat?

Nano, i cili ishte po aq i vetedijshem per pozicionin e shtetit te tij, dhe se aspirata per t’u bere pjese a Aleances se Atlantikut ishte ne dore te amerikaneve, ja kthen: Populli shqiptar eshte plotesisht i ndergjegjshem qe aspiron te futet ne NATO dhe teresisht i papergjegjshem qe po shkon ne lufte.

Keshtu eshte edhe kjo historia me spiunet ruse. Aleances se Atlantikut i duhet nje armik, nje “false flag” qe te shtrengoje rradhet. Ne nje Evrope te shkalafitur nga forcat centrifugale, perballe kostove te nje lufte termoberthamore me Korene e Veriut, apo perplasjeje me Kinen e cila eshte fabrika e perendimit, armiku me i mire eshte Rusia.

Fatkeqesisht si çdo lufte nuk ka moral. Por askush nuk ka luksin te zgjedhe, aq me pak nje vend i vogel si Shqiperia. Leverdia e kompaktesimit me NATO eshte ku e ku ne produktiv sesa perdorimi i llogjikes. Ndaj shqiptaret jane komplet te papergjegjshem se çfare ju duhet perzenia e dy diplomateve ruse dhe te pergjegjshem se derisa kjo ju duhet amerikaneve, duhet ta bejne. Kombeve te vogla ju çmohet luajaliteti jo mendja./dritare.net

Komentoni