Një ditë në Call Center

“Alo përshëndetje!”, kështu niset dita e punës  nga çdo i ri që punon në call center. Kemi një ofertë fantastike sot… nis e i shpjegon ofertën klienti, operatores me ironi, për faktin se numrat e tyre ripërsëriten mbi dhjetëra herë në sistemin kompjuterik.

Jo vetëm kompanitë e huaja janë dera e parë ku studentët shqiptarë në Tiranë, përplasen për të përballuar shpenzimet mujore. Por vitet  e fundit, të ashtuquajturat “Kompani Prestigjioze” me produkte bio, origjinale, 100% italiane ose gjermane, në prapaskenë janë call center shqiptare, që ju marrin shpirtin dyfish, punonjësve, duke siguruar shuma marramendëse parash, në muaj. Presioni që ushtrohet në këtë lloj pune është vërtet i padurueshëm, të bërtiturat, qëndrimi mbi kokë për të arritur sa më parë targetin e përcaktuar dhe një sjellje që s’ka të bëjë aspak prej njeriu e drejtuesi, e bën situatën të pa përceptueshme. Të papërballueshme! Por ja që aty je vetëm për një arsye, për paratë  dhe për shkak të tyre nuk ikën dot. Kjo ndodh kur punon me të huaj. Përkeqësohet, kur punëdhënësi është shqiptar.

Për fatin e keq, doza e presionit te homologët shqiptarë nuk njeh nivel, dhe përveç kësaj, vlerësimi përmes pagës mujore nuk shlyen kurrë lodhjen, stresin dhe mundin në punë.

Shembulli i marrë nga puna e të huajve i ka bërë shqiptarët që zotërojnë sot call center shqip, si hallka e asaj lojës “telefon i prishur”.  Nuk kanë arritur as ta kopjojnë saktë.

LEXO DHE :  9 Mënyra të thjeshta që do ju ndihmojnë të kurseni më shumë para

Ndërkohë që shuma ditore arrin deri në 10 milionë lekë të vjetra pronarët merren me punë të tjera.

Por përgjegjësia që ju lihet menaxherëve shfrytëzohet duke sjell diskriminim drejt operatoreve.

Ekonomistët në call center, shquhen si mashtruesit më perfektë, me manipulimet që bëjnë në punën e tyre. Sepse të pasurit të drejtën e menaxhimit në të gjitha llogaritë, shpërndarjes së pagave për stafin, mirëmbajtjes së ambienteve të punës e të gjitha si këto, i krijon atyre hapësirën të bëjnë marifete, pa rënë në sy.

Në këtë Kompani Marketingu nuk mjafton veç lodhja, por i duhen shtuar dhe ironitë, përbuzja apo arroganca e supervizores që vdes ta quaje veten “menaxhere”.

Orari i punës është 6 orë, ku 30 minutat e pushimit, kalojnë si të jene vetëm 3. Për 5 orë e 30 minuta aty është tamam sikur po kalon atë makthin e netëve me gjëmime, klientë që ankohen, të tjerë që gëzohen duke menduar se përfituan, po në të vërtetë  s’dinë se ç’po blejnë. Bën apo nuk bën shitje, kur ora shënon minutat e fundit të turnit dhe kufjet i heq nga veshët, ndjen sikur erdhe sërish në jetë. Përplas atë derë, nga del dhe të duket  sikur u ktheve në tokë, ndërsa të tjerët fillojnë turnin dhe zyra gumëzhin nga një zhurmë vrasëse. Mirëseerdhët në ferr. Unë jam nesër, turni parë./ dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.