Një dhjetor heroik, dhe një dhjetor komik
Dritare.net
SI PO KTHEHET PROTESTA E STUDENTËVE NË ARMËN E AKADEMIQENVE TË OPOZITËS
Vendimi i PD për t’iu bashkuar protestave e vendosi Presidentin Prof. Dr. Ilir Meta dhe Dr. Prof. Monika Kryemadhi (Meta) në një pozicion pak të vështirë. Ose duhej që Dr. Prof. Ilir Meta të respektonte marrëveshjen që Dr. Prof. Monika Kryemadhi kishte bërë në një fundjave me Prof. Dr. Erion Veliajn dhe me segmentet e PS që i ka degjeneruar dhe mënjanuar Prof. Dr. Edi Rama që pak a shumë përmblidhej në një rikrijim të PS-së së vjetër, në formë konfederate në zgjedhjet lokale dhe më pas në zgjedhjet e përgjithëshme në se gjërat shkonin ashtu si duhet.
Zgjidhja tjetër do të ishte që marrëveshjen ta bënte Dr. Prof. Kryemadhi, por Dr. Prof. Meta duhej të peshonte në se se ia vlente të hidhte poshtë aleancën e sprovuar me Dr. Prof. Sali Berisha, besnik dhe luajal sa mund të jenë e sa janë ata që i kanë ndarë zonat e semaforëve, aq më shumë që Dr. Prof. Berisha i ka numrat më të lartë në zgjedhje. Zgjidhja e tretë ishte që Dr. Prof. Dr. Prof. Kryemadhi punon me Dr. Prof. Veliaj, ndërsa Dr. Prof. Meta punon me Dr. Prof. Berisha, dhe përmes tij me Dr. Prof. Lule Basha. Premtimet iu bëhen të dy palëve të Prof. Dr. dhe te Dr. Prof. dhe në fund, nëse ka sukses ky marifet dhe ia fusin Dr. Prof. Edi Ramës, dhe e heqin me një grusht shteti me turmën e pakënaqësive, torta e shtetit do të ketë për të gjithë.
Tani të katër akademiqenët (sepse ka një dallim të thellë midis akademikut të vërtetë dhe të atij që e merr vetë) kryesorë në këtë lojë, të gjithë edhe me honoris causa, jo me cështje të ndershme sepse ku ka HONORIS CAUSA në shtetin e maskarenjve, natyrisht kanë dalë në ilegalitet. Me qetësi dhe me dashuri po peshojnë zgjidhjet e mundshme që kanë secili. Aleanca e patundur që ilegalët Dr. Prof. Dr. Meta dhe Dr. Prof. Berisha kanë me njëri tjetrin ka krijuar një gjendje aspak të këndshme për Dr. Prof. Veliaj, një illegal vullnetar mediatik në Angli dhe për Dr. Prof. të vjetër të PS që më në fund e kanë kuptuar se e kanë humbur lojën që donin të luanin me Dr. Prof. Meta që mund t’i lerë la në baltë, si zakonisht edhe pse nuk iu bësojnë fare Mjaftistëve të ndryshëm që cuditërisht me organizata të ndryshme janë të pranishëm në protestën studentore. Kështu ata e luajnë lojën me kukullat akademiqene.
Dr. Prof. Meta ka Dr. Prof. Kryemadhi me të cilën nuk pajtohet gjithmonë por që gjithmonë bëjnë atë që iu shërben familjes së parë të radhës. Dr. Prof. Veliaj ka ngelur pak si keq sepse Dr. Prof. Qorri nuk ka më peshën që kishte në fillim. Dhe natyrisht Dr. Prof. Berisha po përdor karagjozin e PD, Dr. Prof. Basha për të bërë komikun e protestave. Ndërsa për Dr. Prof. Edi Rama kjo është një lojë që ai duhet ta luajë vetë e me vendosmëri sepse po i ikën pushteti. Cuditërisht, aleati kryesor I Dr. Prof. edi Rama është moti, shiu dhe dëbora, që mund ti mbajë në shtëpi militantët e kohës së cmendurisë kombëtare.
Prova e zjarrit është nesër. Dalja në rrugë para kryeministrisë e militantëve sot që prisnin studentët të vinin nuk ishte një shenjë e mirë. Këta janë ata që e dinë se c’ndodh dhe nuk bëjnë asnjëherë atë që duhet. Por bëjnë gjithnjë atë që iu thuhet me pagesën e duhur. Kështu që nesër pritet që të ketë një paralajmërim të fortë për Dr. Prof. Edi Ramën, dhe po nuk mori vesh që këtyre iu është tharë zorra për para tash pesë vite dhe që duhet të bëjë një soj qeverie teknike me 70%, 20% dhe 10%, nuk i dihet fundi. Napoleoni ka thënë “ruaju revolucionit të barqeve bosh.”
Në shtetin shqiptar kjo përkthehet se ruaju më shumë “xhepave të zbrazur të zengjinëve të llumit.” Kështu që, kismet, nesër merret vesh pak më qartë se sa larg duan të shkojnë akademiqenët e politikës. Aq më shumë që kanë sa kohë që kërkojnë të blejnë se cfarë duan pronarët e vërtetë të atij shteti dhe sindikata ndërkombëtare e krimit që e ka pronë të pakontestueshme atë vend të mbushur me njerëz të mjerë e të blerë nga dhjetë herë.
Dy fjalë për studentët. Studentët mund ta humbin honoris causa të tyre po doli se janë vegla të këtyre katër forcave të errta që po mundohen të mbijetojnë në kënetën e Tiranës. E vetmja zgjidhje për ata që janë të sinqertë është të vazhdojnë protestën për atë qëllim që janë deklaruar. Në rrugë e sipër le të nxjerrin mësimet e duhura, dhe të përgatiten se do të ketë kohë deri në pranverë. Këta janë si qentë, grinden për një kockë, por në fund, e gjejnë gjuhën dhe prapë punojnë bashkë.
E kështu, përsëriten kohët e ngjarjet, një herë heroike dhe pastaj edhe komike. Një dhjetor heroik, dhe një dhjetor komik. Por me qetësi nga Dr. Prof. Meta, me pak dashuri nga Dr. Prof. Berisha dhe me shumë kurvëri nga të tjerët, protesta e studentëve po kthehet në armën e opozitës dhe që mund të jetë vdekjeprurëse për një qeveri hajnash në shërbim të sindikatës ndërkombëtare të krimit që sundon me propagandë e me përralla mediatike si kjo e prof. Dr. Edi Rama.