Një 61 vjeçare si kjo, nuk e keni parë kurrë!

Bota e modës është sa e bukur edhe e vështirë, por për disa njerëz nuk përbën aspak lodhje apo vështirësi. Nga eksperiencat e shumë njerëzve nëpër botë është vërtetuar se mosha është thjeshtë një numër, që nuk ju pengon të përkushtoheni pas shëndetit dhe bukurisë së shëndetshme të trupit.

Zakonet e mira ushqimore do ju shërbejnë të keni forma të mira trupore edhe për shumë vite më vonë.

Muajt e fundit disa aktivistë kanë dëshmuar se jo vetëm kur njerëzit rriten duhet të bëjnë pas bukurisë dhe lumturisë së tyre, por çdo ditë e re duhet të jetë njësoj me kujdesin ndaj vetes.

Një ndër shembujt më frymëzues është edhe shembulli i Rossit, modeles 61 vjeçare që dritare.net e sjell sot në këtë artikull.

Ajo ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën, sepse nuk është si shumica e modeleve të tjera që reklamojnë rroba banje, të përzgjedhura si shkak i portreteve të seksualizuara.

Rossi si banore në Malibu, Kaliforni synonte të bashkëpunonte me një dyqan online  me rroba dhe të brendshme femrash.

61 vjeçarja pavarësisht se në një moshë relativisht të madhe për të reklamuar rroba banje, ishte në formë dhe e bukur. Madje edhe themeluesi i “Dreslyn Brooke”, Taylor Corcia kishte pohuar të njëjtën gjë për modelen.

Sipas Huffington Post, sipërmarrësi donte që koleksioni i thjeshtë por i papërpunuar të përqendrohej tek gratë dhe identitetet e tyre, në vend që t’i objektivizonte trupat e tyre.

LEXO DHE :  Michelle Obama si kurrë më parë. Del në kopertinën e 'Essence', me kaçurrela natyrale

Kjo është një grua që rrezaton shëndetin dhe vitalitetin, tha Corcia. Ajo është e bindur, kujdeset për veten  dhe vizualisht duket artiste.

Kjo është e gjitha për të qenë një njeri kaq perfekt, ka inteligjencë dhe besim, prandaj dhe shkëlqen.

Besoni apo jo, Yazemeenah Rossi është 61 vjeç

Ajo u lind në Francë në vitin 1955 dhe u rrit në ishullin e Corsica

Ajo është një modele

 Këto foto janë pjesë e një fushate për një bashkëpunim  mes dyqanit të rrobave Dreslyn dhe kompanisë për rrobat e brendshme të grave “Land of Women”. 

Themeluesi i Dreslyn tha se qëllimi i mbledhjes ishte të largohej nga imazhet e seksualizuara të linjave të tjera të rrobave si ato të notit.

 Për këtë reklamim u zgjodh Rossi si modele, sepse u mendua që, “Kjo është një grua e sigurt në vetvete.

Kjo linjë është gjithçka për të qenë një person i cili ka udhëtuar shumë dhe jetuar mirë.

Por si duket kaq mirë në moshën 61 vjeçare?

 Rossi thotë: “Unë përdor  vaj çdo ditë në lëkurën time. Përdor  vajin e rrushit për flokët. Unë e pastroj lëkurën time një herë në javë me vaj ulliri dhe sheqer. Ha një avokado në ditë, mish dhe peshk organik “./Përshtati nga abcstories A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.