Nisma Manastirliu/ Ambasadorët e huaj dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë shqiptarë

Ambasadorja e Francës, ambasadori i Spanjës, Izraelit, përfaqësues të trupit diplomatik të Italisë, Greqisë, Francës, Izraelit, ju bashkuan sot nismës së Ministres Manastirliu duke dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Kjo nismë ka nisur prej disa javësh, dhe ka sensibilizuar mjaft grupe për të dhuruar gjak, dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.

“?Nuk ka kufinj kur është fjala për një gjest solidar në ndihmë të atyre që kanë nevojë për gjak, posaçërisht të fëmijëve talasemikë!

LEXO DHE :  Babale/ Ardi Veliu, dëshmi te Krimet e Rënda

?? Ambasadore e Francës Sh.S Znj. Christina Vasak, Ambasadorit të Spanjës Sh.T Z. Vicente Canelles Montero, Ambasador i Izraelit Sh.T Z. Boaz Rodkin, Zv. Ambasadorit të Izraelit dhe bashkeshortes, Zv. Ambasadorit të Greqisë dhe zyrtarëve të trupit diplomatik të vendeve si Italia, Spanja, Izraeli, Franca, Greqia që sot në ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut ju bashkuan nismës tonë??Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!

#QëndroiPranëDikujt
#DhuroGjak
#NdaJetë“-shkruan Ministrja Manastirliu./ I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.