Nisin denoncimet/ Havari tregon për gjykatësin e diktaturës
Dritare.net
Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari ka denoncuar gjyqtarin Artan Gjylbegaj, i cili ka aplikuar për në komisionet e Vettingut.
Havari përmes një statusi në facebook shkruan se Gjylbegaj është ish-gjykatës ekstremist, ushtarak i diktaturës komuniste.
Ai tregon dhe historinë e tij personale sesi është dënuar me 16 vite burg nga ky gjyqtar për shkak të bindjeve të tij politike.
Postimi i plotë në Facebook i Havarit:
Dua te bej publike nje nje rast skandaloz qe lidhet me emrat e nje liste qe ka nxjerre avokati i popullit, te cilet jane kandidate te vetingut.
Ai eshte Artan Gjylbegu ish gjykates ushtarak i diktatures komuniste.
Artan Gjylbegu ka qene nje gjykates ekstremist i ish rregjimit komunist qe me doren e tij te rende ka denuar dhjetra djem te rinj qe moren pjese ne demonstraten e 14 dhjetorit 1990 ne Elbasan.
Jashte çdo lloji procedure duke ju referuar kodit penal te kohes brenda gjashte diteve pa hetim serioz me prktika diktatoriale dha denime qe varionin nga 10 vite burg deri ne 25 vite.
Une Mit'hat Havari isha viktime e ketij gjykatesi ekstremist i cili me denoi me dyer te mbyllura 16 vjet burg pa prova ligjore thjesht pilitikisht pasi une isha kundershtar i rregjimit te tij diktatorial.
Duke mos qene i bindur ne denimin absurd te tij , apelova ne gjykaten e larte te kohes.
Gjykata e larte e gjendur para nje dosje skandaloze te ketij gjykatesi te çmendur , e prishi vendimin e Gjylbegut te Shkodres , duke e rikthyer per rigjykim ne Gjykaten e Elbasanit.
Ne daten 10 prill 1996 gjykatesi Hysen Kovaçi rrezoi akuzat e gjykatesit ushtarak Artan Gjylbegu dhe me dha pafajsin e plot duke me shkarkuar nga te gjitha akuzat e ketij gjykatesi ordiner dhe kolegeve te tij sigurimin e shtetit .
Theksoj se mora rrogen e plot per kater muaj qe isha i arrestuar ne birucat e Elbasanit.
Ne keto kushte Artan Gjylbegu eshte fajtor pasi kishte shkelur ligjet e diktatures se tij duke i shkaktuar privim lirie nje njeriu te pa fajshem ne rastin konkret une Mithat Havari , perveç vuajtjeve fizike qe kalova.
Pas vitit 1992 Artan Gjylbegut nuk ju fut gjemb ne kembe , me duket ju hoq e drejta e profesionit.
Ai u rehabilitua si shume ish kriminel te diktatures qofshin te gjyqsorit dhe organeve te tjera si hetuesia sigurmi i shtetit etj.
Gjylbegu filloi pune ne kryeministri dhe aty ketij punjli te kuq ju lakua emri per korrupsion ne shtypin e kohes , por ja hodhi paq pasi e mbrojti pushteti i tij .
Persekutoret tane nuk dorezohen , por dhe ne nuk dorezohemi .
Bej me dije avokatin e popullit , ambasadorin Amerikan Donald Lu , perfaqesuesen e BE Romana Vlahutin dhe te gjithe perfaqesit diplomatike perendimore akredituar ne Tirane ta marrin ne konsiderate shqetesimin tim te ligjshem .
Jam gati te ballafaqohem nese e lyp nevoja per te deshmuar ndaj ketij ish gjykatesi ekstremisht te eger te ish diktatures komuniste .
Shpresoj qe reagimi im te shkoje ne zyrat e rendesishme sa lart permenda por dhe me gjere .
Jam besim plote se antaret e vetingut nuk do plotesohen me emra te zinj te ish funksionareve qe kryen aq krime mizore mbi kete popull , por me 45 vjecaret te diplomuar jurist , te talentuar me magjistrature dhe qe mbi supet e tyre nuk rendojne krime monstruoze por jane te paster dhe te edukuar e shkolluar ne epoken e demokracise .
Shpresoj ne drejtesi !.