Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti Bujar Nishani dhe bashkëshortja e tij, morën pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti i SHBA, Barack Obama dhe zonja e parë Mishel. Çifti presidencial bëri edhe nje foto me ta. Kreu i shtetit, mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e nivelit të lartë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Parisit për klimën, si dhe i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, instrumentin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nga Shqipëria.
Ajo ka si objektiv luftën kundër ndryshimeve te klimës, si dhe rakordimin e veprimeve dhe investimeve drejt një të ardhmeje me karbon të ulët. Nishani gjate vizitës zyrtare ne SHBA ka patur takime me presidentin e kongresit botëror hebraik dhe me drejtuesin e forumit te diplomacisë kulturore.