Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Elvis Rroshit, për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij nga detyra dhe i dha 48 orë kohëpër të caktuar datën e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri të Kavajës. Sot presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vendosur që më datë 7 Maj 2017 Bashkia e Kavajës të shkojë në zgjedhje të parakoshme. Ende nuk dihen kush do të jenë kandidatët dhe nëse PD do të marrë pjesë në zgjedhje.