Niset për intervistë pune, zhduket 22-vjeçarja
Dritare.net
Të njohurit e 22-vjeçares, kanë bërë aplel në rrjetet sociale, për këdo që mund të ketë ndonjë informacion rreth vajzës së re.
Arbnora, i kishte thënë familjes se do t’i telefononte ata që të shkojnë për ta marrë, por telefoni i aj rezulton i fikur që nga paraditja e së premtes.
“Ti mund të jesh shpëtimtari/ja e Arbnorës
Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, rezulton e zhdukur që nga mëngjesi i ditës së djeshme.
Arbnora ishte nisur për një intervistë pune që e kishte në ora 11:00.
Nga familja Dobra mësohet se ajo u kishte thënë se do i kontaktonte për të shkuar ta marrin, por ajo telefonatë nuk ndodhi kurre sepse që nga dje, telefoni i Arbnorës është i çkyqur.
Ne nuk guxojmë të lejojmë që vendi ynë të shndërrohet në një vend të pasigurtë për vajzat.
Kushdo që ka parë qoftë edhe një gjurmë të vetme ose pistë dyshimi, ta kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës në: 192 ose 112.”-shkruajnë të njohurit në rrjetet sociale./ I.M-Dritare.net