Nis aplikimi, kushtet që duhet të plotësoni për kreditë e buta

Blerja e shtëpive apo banesave është problemi më i madh jo vetëm për të sapomartuarit, por edhe për familjarët.

Megjithatë, të gjithë ata që nuk arrijnë të shlyejnë kreditë në banka, tanimë mund të përfitojnë nga kreditë e buta.

Duke nisur nga e hëna, ata mund të aplikojnë pranë njësive administrative ku banojnë, në programin e strehimit, por duhet të plotësojnë disa kritere.

Anisa Ruseti, drejtoreshë e Shërbimit Social, shprehet se:

Mjafton që aplikuesi të mos ketë një shtëpi në pronësi. Një familje me dy vetë, kufiri minimal i të ardhurave dhe ai maksimal janë nga 43 mijë lekë deri në 79 mijë lekë. Një familje me 4 vetë, nga 52 mijë lekë deri në 94 mijë lekë. Paguajnë vetëm 3% interesa, pasi pjesën tjetër e mbulon Bashkia e Tiranës”.

Familjet që do të përfitojnë nga kreditë e buta marrin nga banka vetëm 80% të vlerës së shtëpisë që do të blejnë, e kredinë do ta shlyejnë në harkun kohor prej 20 vitesh, me interes të ulët.

Hapi i parë është vetëm apikimi. Nëse shpallen fitues do të duhet të plotësojnë dokumentacionin që do të duhet të dorëzojnë në bankë./d.m-dritare.net

Komentoni