Nikolla: 190 mijë nxënës përfituan libra falas. Brenda mandatit do përfitojnë të gjithë nxënësit
Dritare.net
Kështu u shpreh minsitrja e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla në intervistën e dhënë për ERTV, ku shpjegoi me argumente shterruese nismën e qeverisë për tekste falas për 190.000 nxënësit nga klasa e I-IV.
Në gjithçka që po ndodh në arsimin parauniversitar, përpos ambicjes sonë për të bërë edhe më shumë. Jemi fiks në momentin e duhur dhe me mundësitë që kemi për të bërë atë që realisht po bëjmë, tekstet falas për fëmijët nga klasa I-IV dhe për të gjithë kategoritë e tjera në nevojë ku më lejoni të ripërsëris që pas ardhjes së qeverisë Rama në vitin 2013 janë këto kategori dhe janë rritur edhe me 8 tipologji të tjera përfituesish.
Sivjet janë 190.000 dhe jo pak, rreth 2/3 e të gjithë nxënësve në sistemin tonë arsimor që përfitojnë tekstet falas, por që duhet të themi që vijmë në një moment pasi për të ardhur tek këto tekste na u desh të përshkruanim një rrugë, për të ndërtuar një kurrikul të re të standardeve europiane.
Përsa i përket vijimit të nismës për përfitimit të librat falas për të gjithë nxënësit sistemin arsimor të detyruar ministrja Lindita Nikolla u shpreh se kjo është edhe ambicja e qeverisë e që shumë shpejt, deri në përfundim të mandatit do të bëhet realitet.
“Fakti që sivjet nuk fusim klasën e pestë ka të bëjë me faktin se klasa e pestë e këtij viti është viti i fundit që punon me kurrikulën e vjetër. Me implementim e kurrikulës së re në vitin e ardhshëm shkollor do të plotësohet me tekste falas edhe klasa e pestë, patjetër duke pare edhe si do të shkojë gjithë ky proces i përdorimit të teksteve nga nxënësit nga klasa e I-IV, për ta shtrirë më pas është një ambicja jonë që do të jetë besoj edhe realitet shumë shpejt, që brenda këtij mandate që të përmbushim gjithë arsimin e detyrueshëm me tekste falas.” u shpreh Nikolla./A.C/ditare.net
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1880434522264590/